Vdiq akademik Feriz Krasniqi
BKT
Kosovë

Vdiq akademik Feriz Krasniqi

RTK

Sot ka vdekur akademiku Feriz Krasniqi, anëtar korrespodent i AShAK-ut nga viti 1996 dhe anëtar i rregullt nga viti 2000.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Akademik Feriz Krasniqi botoi punime të shumta në periodikun shkencor të kohës, mori pjesë në një sërë projektesh shkencore dhe ishte autor ose bashkautor i disa teksteve shkollore dhe universitare nga lëmi i florës dhe vegjetacionit.

Në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të dielën në orën 11:00 mbahet mbledhja komemorative dhe më pas bëhen homazhe.

 Ndërsa, varrimi i të ndjerit Feriz Krasniqi do të bëhet në orën 14:30 në varrezat e Prishtinës.


MË SHUME NGA Kosovë