Moti sot, kryesisht i vranët
BKT
Kosovë

Moti sot, kryesisht i vranët

RTKlive

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku në momente të caktuara pritet lokalisht të ketë reshje të pakta bore.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri në 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2 deri në 5 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-40 km/h, thuhet në njoftimin e Meteo Kosova.


MË SHUME NGA Kosovë