08:14 / 28.01.2024
Sot në Podujevë mbahet marsh për Lulzim Fejzullahun
RTKlive
Sot në Podujevë do të mbahet marsh për 18-vjeçarin, Lulzim Fejzullahu i cili u rrah për vdekje.
Kështu kanë bërë të ditur familjarët të të ndjerit disa ditë më parë.
Marshuesit pritet të nisen në ora 13:00 nga vendi ku është sulmuar 18-vjeçari, për të shkuar deri te komuna e Podujevës.
Prokuroria ka vendosur masën paraburgim për dy të miturit e dyshuar që morën pjesë në përleshjen fizike, pas së cilës Lulzimi mbeti i plagosur dhe më pas u dërgua për trajtim mjekësor në QKUK ku ndërroi jetë nga plagët e marra më 20 janar.























