15:50 / 28.01.2024
Vdiq veterani i UÇK-së Zeqir Loshaj
RTK
Mëngjesin e sotëm ka vdekur Zeqir Loshaj, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Loshaj ka dhënë një kontribut të madh në çështjen kombëtare, duke u angazhuar si i ri në strukturatë ndryshme për çlirimin e Kosovës.
Loshaj ishte kthyer nga Austria për t'iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi ishte në përndjekje nga regjimi serb. Ai ishte pjesë e brigadës 112 "Arben Haliti". Veterani Loshaj vdiq në Vjenë.























