Marsh qytetar për të riun Lulzim Fejzullahu|Video
BKT
Kosovë

Marsh qytetar për të riun Lulzim Fejzullahu|Video

Arbana Hajredinaj / RTK

Qytetarët e Podujevës edhe sot kanë kërkuar drejtësi pas vrasjes së të riut Lulzim Fejzullahu. Nëpërmjet një marshi, ata kërkuan drejtësi nga autoritetet e Kosovës.

Ditë më parë vdiq Lulzim Fejzullahu nga plagët e shkaktuara me shkop bejsbolli.

E në qytetin e Podujevës u mbajt marsh protestues në kujtim të tij. Marshin e nisin nga vendi ku u rrah brutalisht Lulzimi, duke vazhduar drejt qendrës së qytetit, në kërkim të drejtësisë për këtë rast.

 “Jemi për me ju tregu qytetarëve që të ndalen këto dhuna, ishalla është e fundit kjo e jona, e nuk i ndodhë ma kurrkujt, edhe kisha bërë apel te të gjithë që të kujdesemi për fëmijët tanë, t’i ruajmë fëmijët tanë, mos t’ua dhamë gjithë këtë liri fëmijëve tanë”, tha Rrahim Fejzullahu, xhaxhai i Lulzimit.


MË SHUME NGA Kosovë