Kurti ngushëllon familjen e profesorit të ndjerë, Feriz Krasniqi
BKT
Kosovë

Kurti ngushëllon familjen e profesorit të ndjerë, Feriz Krasniqi

E. Hoti / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, duke shprehur ngushëllimet e tij, Kurti tha se profesor Feriz Krasniqi jetoi për arsimin dhe shkencën.

“Ai do të kujtohet gjithmonë me ndjenja të thella respekti dhe mirënjohje që me aq përkushtim i udhëhoqi proceset e ndërtimit dhe ngritjes së Universitetit të Prishtinës në dekadën e parë të tij, dhe me mbresa pozitiviteti dhe dashamirësie, si një akademik me integritet dhe dinjitet të lartë, shtoi kryeministri Kurti”, citohet të ketë thënë Kurti.

Kryeministri Kurti në këtë vizitë shoqërohej nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, së bashku me deputetë të Kuvendit e aktivistë, vizitoi për ngushëllime familjen e profesorit dhe akademikut të ndjerë, Feriz Krasniqi.


MË SHUME NGA Kosovë