Rasti `53 milionëshit`, Kabashi: Seancat ‘bllok’ shumë efektive
BKT
Kosovë

Rasti `53 milionëshit`, Kabashi: Seancat ‘bllok’ shumë efektive

F.S / RTKlive

Flamur Kabashi nga IKD-ja i ftuar në “Info Plus” të RTK-së, ka folur rreth vëzhgimit të seancave gjyqësore rreth rastit të njohur si “53 milionëshi”. Kabashi duke folur në cilësinë e monitoruesit, tha se aktakuza është ngritur më 4 shkurt 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, dhe se sipas tij, ka qenë një gjykim i shpejt në kohë.

Kabshi ka theksuar se lënda ka ecur mjaft shpejt krahasuar me lëndët tjera që kanë të bëjnë me korrupsionin

“Si monitorues kemi vërejtur se Gjykata ka filluar me seanca bllok, me nga tri e katër ditë radhazi dhe kjo ka rezultuar suksesshëm në këtë rast. Po ashtu me këtë lloj të seancave ka mundur të kryhet edhe më shpejt kjo lëndë”, ka deklaruar Kabashi.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarve Pal Lekaj, Eset Berisha, Nebih Shatri dhe Besim Tahiri, të akuzuar në rastin e njohur i “53 milionëshi”, duke i dënuar me 10 vjet e 3 muaj burgim (së bashku).

Pal Lekaj, në cilësinë e ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës (MI), Eset Berisha, në cilësinë e këshilltarit të lartë politik i tij, Nebih Shatri, si sekretar  i Përgjithshëm në këtë ministri dhe Besim Tahiri, si drejtor i Prokurimit Publik në MI, akuzoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të mërkurën nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani.


MË SHUME NGA Kosovë