Gjakovë, përmbyllet fushata vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit
BKT
Kosovë

Gjakovë, përmbyllet fushata vetëdijesuese për mbrojtjen e ambientit

V.Th. RTKlive

Komuna e Gjakovës njofton se, sot, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” u mbajt ceremonia përmbyllëse e fushatës vetëdijësuese për mbrojtjen e ambientit “ECO GJAKOVA”.

Në njoftim thuhet se kjo është një fushatë tashmë tradicionale, e cila organizohet përvitshëm nga Komuna e Gjakovës në bashkëpunim më Kompaninë Rajonale të mbeturinave “Çabrati” dhe mbështetur nga organizata Green Art Center, e cila këtë vit theksin e vuri te rëndësia e riciklimit apo ripërdorimit të materialeve (mbeturinave) në ruajtjen e ambientit.

Ceremonia nisi me ndarjen e mirënjohjes Post Mortum për profesorin e ndjerë Ali Muhaxhiri, për punimet e tij unike të punuara nga letra e gazetës.

Mirënjohje u ndanë edhe për të gjithë akterët pjesëmarrës të cilët kontribuan në promovimin e kësaj fushate.

Punën më të madhe dhe kreative në aspektin e promovimit të fushatës e kanë bërë nxënësit e 28 shkollave pjesëmarrëse, ku përgjatë 9 muajve sa ka zgjatur fushata, kanë realizuar punime kreative duke përdorur materiale të ndryshme recikluese.

Përveç mirënjohjeve, për shkollat pjesëmarrëse u dhuruan edhe shpërblime siç janë: kuti të ndihmës së parë, kontejnerë, mjete didaktike etj.


MË SHUME NGA Kosovë