11:57 / 02.02.2024
Prishtinë, zgjatet linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë
E. Hoti / RTKlive
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se me vendim të tij është zgjatur linja 15 e autobusit deri në fshatin Hajkobillë.
Ai ka njoftuar se kjo linjë e autobusëve e Trafikut Urban u mundëson të gjithë banorëve të zonës qasje më të lehtë në transport publik, rrjedhimisht qasje më të lehtë në shërbime, punë, arsim dhe aktivitete të tjera esenciale.























