Rama shkarkon nga detyra Ilirik Musliun nga radhët e PDK-së
BKT
Kosovë

Rama shkarkon nga detyra Ilirik Musliun nga radhët e PDK-së

A.S. / RTK

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e ka shkarkuar nga detyra e drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili është pjesë e PDK-së.

Në arsyetimin e këtij vendimi i pari i kryeqytetit ka thënë se një hap të tillë e ka ndërmarrë për shkak të gjendjes së papranueshme me mbeturina.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar.  Andaj, sot, kam marrë vendim për të liruar nga detyra drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka thënë Rama.

Ai tutje ka bërë të ditur se kishte krijuar një Task Force dhe kishte ndarë buxhet shtesë për këtë drejtori dhe ndërmarrjen përkatëse, por sipas tij, përkundër kësaj mbështetje të vazhdueshme nuk ka pasur rezultate nga drejtoria në fjalë. 

“Prandaj, kam vendosur që të ndërhyjë dhe të marrë përsipër zgjidhjen e kësaj situate”, ka thënë Rama.


MË SHUME NGA Kosovë