Policia mban ligjërata vetëdijësuese në tri shkolla të Ferizajt
BKT
Kosovë

Policia mban ligjërata vetëdijësuese në tri shkolla të Ferizajt

M.P. / RTKlive

Policia e Kosovës ka organizuar ligjëratë vetëdijesuese me nxënësit e tri shkollave të mesme të ulëta në Ferizaj.

Në shkollën ‘’Tefik Çanga’’ është ligjëruar për keqpërdorimet e internetit, ndërkaq në shkollat e fshatrave Zaskok dhe Doganaj për sigurinë në komunikacionin rrugor.

“Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve  për të kontribuar në parandalimin e dukurive negative”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit,  përkatësisht të trajtimit të rasteve të dukurive negative, masat ligjore dhe ndëshkimore, masat për sigurinë në komunikacionin rrugor, si dhe për pasojat që shkaktohen nga këto dukuri.

Sipas njoftimit, policia rajonale e Ferizajt do të vazhdojë të mbajë ligjërata edhe në shkollat e komunave tjera të këtij rajoni.


MË SHUME NGA Kosovë