Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë të hënën viziton Kosovën
BKT
Foto: BMVG
Kosovë

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë të hënën viziton Kosovën

M.P. / RTKlive

Ministri i Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Boris Pistorius, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, ku do të mirëpritet nga ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

Takimin me Pistorius do ta shoqërojnë deputetë të Bundestagut dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Ceremonia zyrtare e pritjes, e shoqëruar me togun ceremonial të FSK-së, do të zhvillohet në objektin e Ministrisë së Mbrojtjes, duke filluar nga ora 13:30.

“Pas përfundimit të takimeve të planifikuara në Ministri të Mbrojtjes, agjenda ditore do të vazhdojë në Qendrën Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit (QNKTSH), në Pomozatin, duke filluar nga ora 15:00. Me këtë rast, të dy ministrat e mbrojtjes do të shohin për së afërmi kapacitetet profesionale dhe mjetet teknike të kësaj Qendre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.


MË SHUME NGA Kosovë