Vdiq në moshën 70 vjeçare, profesori Kadri Metaj
BKT
Kosovë

Vdiq në moshën 70 vjeçare, profesori Kadri Metaj

RTKlive

Sot ka vdekur në moshën 70 vjeçare profesori, Kadri Metaj. Metaj ka qenë profesor në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Varrimi do të bëhet të shtunën më 3 shkurt në varrezat e Dragodanit në Prishtinë në orën 14:30.

Metaj kishte lindur në fshatin Kaliçan të Istogut në vitin 1954 dhe shkollimin e mesëm e kishte përfunduar në Istog. Studimet në drejtimin filozofi-sociologji i kishte përfunduar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës në vitin 1997.


MË SHUME NGA Kosovë