Filloi mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës
BKT
Foto/ Edona Podvorica
Kosovë

Filloi mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës

E.Podvorica e A.Bela/RTK

(E plotësuar, ora 13:30) Ka filluar mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Këto janë pikat e rendit të ditës

Diskutim rreth aktualitetit politik, me theks të veçantë do të flitet për çështjen e draft-statutit për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë.

Diskutim për zgjedhjet e brendshme në parti

Miratimi i deklaratës politike

Informatë për për punën e Kryesisë së PDK-së nga mbledhja e fundit e Këshillit Drejtues

Informatë për punën e Grupit Parlament nga mbledhje e fundit të Këshillit Drejtues” është thënë në rendin e ditës.

Sot mbledhja e KD-së të PDK-së, priten vendime rreth zgjedhjeve

Sot do të mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës.

Burime brenda PDK-së bëjnë të ditur për RTKlive se sot pritet të miratohen vendime të rëndësishme.

Pritet që Këshilli Drejtues i PDK-së ta mbështesë kryetarin Memli Krasniqi, Kryesinë e partisë, Grupin Parlamentar dhe strukturat tjera në krijimin dhe ofrimin e alternativës qeverisëse për Kosovën.


MË SHUME NGA Kosovë