Retkoceri: Do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc
Sh.Ç /RTKlive
Partia Demokratike e Kosovës në Prishtinë ka paralajmëruar së të enjten “do të anulohet vendimi për shpronësimet milionëshe në Badovc”. Shefi i asamblistëve të PDK-së në Komunën e Prishtinës, Leutrim Retkoceri, ka thënë se do të anulohet vendimi për shpronësimet në Badovc.
Retkoceri e ka përshëndet vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc.
Ai ka theksuar se interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe larjes së borxheve biznesore.
“Pasnesër përfundimisht do të bëjmë anulimin e këmbimeve të jashtëligjshme në Badovc të Kryetarit Përparim Rama. Interesi i publik i qytetarëve të Prishtinës do të triumfojë mbi interesin e pronarëve të tokave dhe lajres së borxheve biznesore. E përshëndesim edhe vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e vendimit të mëparshëm për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badovc. Këmbimi milionësh në dëm të qytetarëve dhe komunës do të ndalet përfundimisht pasnesër”, ka shkruar Retkoceri në Facebook.























