13:50 / 06.02.2024
Rama publikon foto nga punimet në ndërtimin e rrugës `A`
Sh.Ç /RTKlive
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar për punimet që po zhvillohen për ndërtimin e rrugës “A”.
Rama ka thënë se punët po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur. Ai ka theksuar se ky projekt zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion.
“Po vazhdojnë punimet për realizimin e projektit madhor, ndërtimin e rrugës “A”, i cili zgjidh problemin me ujëra të zeza në lagjen “Kalabria” dhe komunikacion. Punët të cilat mund të kryhen në këtë kohë po vazhdojnë të kryhen me intensitetin e duhur. Drejt transformimit të Prishtinës!“, ka shkruar Rama.























