Prindërit e nxënësve të ‘Mihal Gramenos’ protestojnë për ndryshim orari
BKT
Kosovë

Prindërit e nxënësve të ‘Mihal Gramenos’ protestojnë për ndryshim orari

Valjeta Shala / RTK

Këshilli i Prindërve i Aneksit-1 të shkollës “Mihal Grameno” në Fushë Kosovë, ka protestuar sërish së bashku me fëmijët e tyre për shkak të ndryshimit të orarit.

Fëmijët ka dy javë që po e kundërshtojnë orarin e ri për klasa të pesta në ndërrimin e tretë dhe nuk po e vijojnë mësimin. Deri tani, komuna nuk u ka gjetur zgjidhje.

Prindërit e këtyre fëmijëve vazhdojnë ta kundërshtojnë orarin duke mos i dërguar në mësim, pasi vendimin e shkollës e quajnë të jashtëligjshëm.

“Është e dhimbshme t’i shohim fëmijët në këtë gjendje që i mohohet e drejta që e është e garantuar me ligj, por është edhe më e dhimbshme që disa persona qëndrojnë mbi shkeljet ligjore që i kanë bërë”, ka thënë për RTK-në, Majlindë Maloku - Lecaj, përfaqësuese e prindërve.

“Nuk jemi konsultuar për vendimin, fëmijët kanë edhe aktivitete tjera. Por nga ky ndryshim ato janë ndërprerë. Ky orar është i papërshtatshëm”, ka thënë prindi Bashkim Paçarizi.

Drejtori i Aneksit 1 i shkollës “Mihal Grameno”, Sadri Emini, përmes telefonit i tha RTK-së se vendimi është marrë në pajtim me rregullat e shkollës dhe si pasojë e numrit të madh të nxënësve.

Emini tha se vendimi i orarit mbetet në fuqi deri në ndërtimin e shkollës së re që pritet të jetë gati për vitin e ri shkollor.


MË SHUME NGA Kosovë