Prodhohen 300 kontejnerë për kryeqytetin
E. Hoti / RTKlive
Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” ka njoftuar se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore kanë finalizuar fazën e parë të projektit për prodhimin e 300 kontejnerëve për kryeqytetin.
Sipas njoftimit, procesi i prodhimit të këtyre kontejnerëve u ideua dhe u fillua në nëntor të vitit 2023, në bashkëpunim me ish-nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu dhe ish-drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu.
"Përmes këtij projekti cilësor kemi arritur që me kosto të ulët të kursejmë edhe buxhetin e kompanisë dhe njëherit të ndihmojmë komunën në shtimim e numrit të tyre dhe e cila pritet të ndikojë dukshëm në ngritje të cilësisë", thuhet në njoftim.
Këta të fundit janë shkarkuar nga pozitat e tyre me vendim të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.























