Vdes kirurgu i QKUK-së, Halil Tanaj
BKT
Kosovë

Vdes kirurgu i QKUK-së, Halil Tanaj

F.S / RTKlive

Halil Tanaj, kirurg abdominal i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka ndërruar jetë këtë të diel.

Këtë e ka bërë të ditur ish-profesori universitar i lëndës Kirugji, Enver Fekaj, përmes një shkrimi në Facebook, duke shkruar se është humbje e madhe për shëndetësinë e Kosovës.

“Një lajm tronditës, shokues e tepër i trashtë, vdekja tragjike e kolegut tonë dr. Halil Tanaj! Një humbje e madhe për Kosovën. Një humbje shumë e madhe për shëndetësinë e Kosovës. Një humbje e përmasave të jashtëzakonshme për Kliniken e Kirurgjisë Abdominale”, u shpreh Fekaj.

Nw kwtw shkrim po ashtu Fekaj ka ngushëlluar familjen Tanaj për humbjen tragjike të dr.Halilit.

“Ngushëllime familjes Tanaj, shokëve, miqve dhe kolegeve! Zoti e mëshiroftë në Parajsë”, shkroi Fekaj.

Ndërkaq, raportohet se Tanaj ka vdekur pas kontaktit me energjinë elektrike në banesën e tij në Prishtinë.

Tanaj për vite kishte punuar si specialist abdominal në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa punonte edhe në klinikën e tij private.


MË SHUME NGA Kosovë