11:34 / 12.02.2024
Lista Serbe fton protestë në Mitrovicë të Veriut
RTK
Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti, që sot në mesditë të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.
Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit të dinarit si mjet pagese.
Në njoftimin e Listës Serbe thuhet se i mbështet protestat e paralajmëruara nga shoqata e pensionistëve dhe fton të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën nga ora 12 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë, për të ndaluar dinarin dhe pagesat.























