Mblidhen këto komisione parlamentare
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Kosovë

Mblidhen këto komisione parlamentare

RTKlive

Sot do të mbahen mbledhjet e tri komisioneve parlamentare.

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, në rend dite ka shqyrtimin e projektligjit për administrimin e banesave dhe lagjeve të banimit në bashkëpronësi.

Kurse Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, bën shqyrtimin dhe miratimin e draft-Planit  të Punës së Komisionit për sesionin pranveror për vitin 2024.

Komisioni për Integrime Evropiane, ka në rend dite, bën shqyrtimin e draft planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror 2024, votimin e Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programet e BE-së qytetarët, barazia, të drejtat dhe vlerat, votimi  i Projektligjit për ratifikimin e ‘amendamentimit”, të Marrëveshjes financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2015”.


MË SHUME NGA Kosovë