54-vjetori i UP-së, ndahen 70 mirënjohje për studentët e dalluar
RTK
Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’, 70 studentët më të dalluar janë nderuar me mirënjohje. Në këtë ceremoni u tha se arritjet e studentëve nuk janë personale por janë për të gjithë komunitetin.
Rektori i Univeristetit të Prishtinës, ‘Hasan Prishtina”, e ka vlerësuar lartë kontributin e profesorëve e studentëve në këtë rrugëtim 54 vjeçar.
“Mbështetja e studentëve të universiteteve është mbështetja e njerizimit. Ne sigurojmë qe trashëgimia e këtij universiteti do të shkoj përpara. Për gjate historisë sonë studiuese kanë qenë në lista te ngjashme që kanë transformuar boten. Lista e rektorit është më shumë se qëllimi i një nderimi, nëse ne vazhdojmë të mbrojmë kauzën e arsimit ne do te nderojmë Kosovën”, ka theksuar Qerimi.
E njëra ndër 70 studentet që u nderuan me mirënjohje, ishte Ernesa Shala. Ajo falënderojë gjithë profesorët e UP-së.
“Dua te shpreh mirënjohjen time për Universitetin e Prishtinës dhe zhvillimin tim si një profesioniste. Emri jonë në këtë liste është një shenjë nderi. Ky reputacion ka një ndikim të madh në qasjen e praktikës, të bursave dhe universiteteve ndërkombëtare. Fatmirësisht mundi ynë u shpërblye dhe kemi korrur suksese me universitetin juridik, se bashku me universitet me prestigjioze ne bote”, ka theksuar ajo.























