19:42 / 19.02.2024
Varroset Kumrie Buja, nëna heroinë e familjes Buja
RTK
Me nderime është varrosur sot Kumrie Buja, nëna heroinë e familjes Buja që dha shumë për lirinë e vendit!
Nënë Kumria ishte nënë e 10 fëmijëve, 7 prej të cilëve veteranë të UÇK-së. Në ceremoninë e varrimit të pranishëm ishin figura të larta të jetës publike.
Nëna që me mund rriti dhe edukoi 10 fëmijë, që qëndroi stoike gjatë vuajtjes së tyre burgjeve, i përkrahu dhe inkurajoi ushtarët e UÇK-së në luftën e gjatë për liri!























