Ajër i ndotur në Prishtinë, IKSHPK-ja apelon për kujdes
BKT
Kosovë

Ajër i ndotur në Prishtinë, IKSHPK-ja apelon për kujdes

SH.Ç/RTKlive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka apeluar për kujdes te qytetarët e ndjeshëm, për shkak të ajrit të ndotur gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

IKSHPK-ja ka rekomanduar që të reduktohen daljet, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Është rekomanduar që të përdoret më shumë transporti publik dhe ecja e më pak veturat, që të reduktohet përdorimi i lëndëve të ngurta të djegies në shtëpi e që të mos digjen vaji i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjilli e drunjtë e lagësht për ngrohje.

Gjithashtu është rekomanduar që kushdo që del në ajër jo të shëndetshëm të përdorë maskën mbrojtëse.

 


MË SHUME NGA Kosovë