Fillon vaksinimi i vajzave për parandalim të kancerit të mitrës
BKT
Kosovë

Fillon vaksinimi i vajzave për parandalim të kancerit të mitrës

M.P. / RTKlive

Ka filluar vaksinimi me vaksinën “Human Papilloma Virus” për herë të parë në Kosovë.

Nxënëset e shkollës model “Qamil Batalli” në Prishtinë ishin të parat të cilat morën vaksinat, teksa lajmin e dha nënkryetarja e kryeqytetit, Jehona Lushaku – Sadriu.

“Fillimi i vaksinimit në moshën 11-vjeçare për vajzat është zgjedhur për shkak të efektivitetit të saj të lartë në këtë fazë, duke mbrojtur deri në 99% të grave nga ky rrezik në të ardhmen”, ka shkruar ajo.

Vaksina HPV cilësohet si mbrojtje efektive kundër kancerit të qafës së mitrës.


MË SHUME NGA Kosovë