Familjarët dhe OJQ-të kërkojnë hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares
BKT
RTK
Kosovë

Familjarët dhe OJQ-të kërkojnë hetim për rastin e vdekjes së 4-vjeçares

Islam Haxhiu/RTK

Vdekja në rrethana të dyshimta të vajzës 4 vjeçe nga Gjakova ka bërë që jo vetëm prindërit, por edhe qytetarë e organizata të ndryshme të kërkojnë hetim të shpejtë.

Familja e të ndjerës vazhdon të fajësojë mjekët për neglizhencë gjatë trajtimit të saj.

Nëna e vajzës, Ariana thotë se po të ishin udhëzuar menjehërë për në QKUK, beson se sot vajza do të ishte gjallë.

Ndërkohë në komunën e Gjakovës, ka nisur iniciativa e organizatave joqeveritare dhe aktivistëve me moton "Drejtësi për Melisën".

Me gjithë insistimin e RTK-së, përgjegjësit shëndetësor në Gjakovë nuk kanë pranuar të deklarohen lidhur me këtë rast. Poashtu përgjigje nuk kanë dhënë as Prokuroria  Themelore në Gjakovë, lidhur me hetimet për rastin. iniciativa e përfaqësuesve institucional dhe organizatave oqeveritare dhe aktivistëve me moton "Drejtësi për Melisën".


MË SHUME NGA Kosovë