Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Rahovecit
BKT
Kosovë

Ndërron jetë ish-kryetari i Komunës së Rahovecit

B.H./RTKlive

Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Komunës së Rahovecit, Qazim Qeska. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari aktual i kësaj komune, Smajl Latifi.

“I tronditur dhe me pikëllim të thellë, mësova për ndarjen nga jeta të njeriut të mirë, qytetarit të angazhuar, shembullit të urtësisë e mirësisë, ish-kryetarit të Komunës së Rahovecit e aktivistit politik, Qazim Qeska", ka shkruar Latifi në Facdbook.

Ai tutje ka vlerësuar kontributin e Qeskës në dekada në proceset, politike, ekonomike dhe shoqërore në Rahovec.

“Ishte ndër juristët më të mirë në komunën e Rahovecit dhe me përvojën e dijet juridike, ndikoi pozitivisht në konsolidimin e sistemit juridik. Si kryetar i Komunës së Rahovecit dha kontributin e tij në paqësimin ndërmjet grupeve politike, duke i kontribuuar konsolidimit të demokracisë vendore", ka shtuar Latifi, duke i shprehur ngushëllime familjes Qeska dhe miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.


MË SHUME NGA Kosovë