Konfiskohen 128 kilogramë ushqim deti në Vërmicë
BKT
Kosovë

Konfiskohen 128 kilogramë ushqim deti në Vërmicë

SH.Ç/RTKlive

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 24 shkurt në pikë kalimin kufitar në Vërmicë, është parandaluar kontrabandimi i produkteve ushqimore.

Dogana thekson se pas ndalimit dhe kontrollit të një automjeti është zbuluar mall i kamufluar, fillimisht në ulësen e pasme dhe pastaj në bagazh.

“Malli i padeklaruar është si vijon: karkaleca 60 kg neto, kallamar dhe oktapod 59.5 kg, gjel deti me aragost 8.5 kg neto. Pesha totale e mallit është 128 kg”, thuhet në njoftim.

Bazuar në këtë fakt, pala ka shkaktuar kundërvajtje doganore, e cila është sanksionuar në bazë të nenit 250 të Kodi Doganor të Republikës së Kosovës.

Malli është ndaluar dhe konfiskuar derisa ndaj personit përgjegjës është shqiptuar kundërvajtje doganore.


MË SHUME NGA Kosovë