Pesë milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit `Shtimjana`
BKT
Kosovë

Pesë milionë euro për rregullimin e shtratit të lumit `Shtimjana`

RTKLive

Kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka thënë se me ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu sot kanë nënshkruar Memorandumin për rregullimin e shtratit të lumit "Shtimjana". Aliu ka shkruar në Facebook se vlera e këtij projekti kap shumën e 5 milionë eurove.

“Super projekti 5 milonësh për rregullimin e shtratit të “Lumit Shtimjana” po realizohet. Me Ministrin Aliu,  sot patëm kënaqësinë të nënshkruajmë Memorandumin për rregullimin e shtratit të "Lumit Shtimjana". Gjithashtu, pamë nga afër hapësirat e gjatësisë së lumit ku do të kryhen punimet e këtij superinvestimi”, ka shkruar Aliu.


MË SHUME NGA Kosovë