Të mërkurën protestohet në Prishtinë për rastin e Marigona Osmanit
BKT
Kosovë

Të mërkurën protestohet në Prishtinë për rastin e Marigona Osmanit

SH.Ç/RTKlive

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për protestë në raport me vendimin e fundit të Gjykatës së Apelit me të cilin e kthen në rigjykim rastin e vrasjes së 18-vjeçares nga Ferizaj, Marigona Osmani.

Protesta është paralajmëruar të mbahet të mërkurën në ora 12:00 në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, pranë Gjykatës së Apelit.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist e ka quajtur vendimin e Gjykatës së Apelit si të pa qartë dhe jo të plotë.

“Gjykata e Apelit në vendimin e saj bie pre e vetë kritikës së saj sepse nuk është e qartë dhe e plotë në vlerësimin e aktgjykimit”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë