KFOR-i publikon fotografi të arritjes së kontingjentit turk në Kosovë
E. Hoti / RTKlive
Misioni i NATO-s në Kosovë ka njoftuar se mbrëmë para mesnate ka mbërritur një kontingjent turk në kuadër të KFOR-it.
KFOR-i ka publikuar sot fotografi të mbërritjes së këtij kontingjenti në Kosovë.
Ai do të zëvendësojë një njësi të trupave italiane të dislokuara më parë, si pjesë e Forcave Rezervë të caktuar në KFOR.
“Vendosja e kontingjentit turk pasqyron përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar të ofrojë një mjedis të sigurt për të mirën e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në përputhje me mandatin e tij të OKB-së bazuar në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të vitit 1999”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Tutje, misioni i NATO-s në Kosovë thotë se ky është demonstrim konkret i angazhimit të NATO-s drejtë sigurisë në Kosovë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.























