Komuna e Ferizajt mori sot një sërë vendimesh
BKT
Kosovë

Komuna e Ferizajt mori sot një sërë vendimesh

E. H / RTKlive

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e dytë të rregullt në të cilën janë marrë një sërë vendimesh .

“Në këtë mbledhje drejtori i Drejtorisë së Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim – vendimin  për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 784-0 dhe 783-0 Z.K. Manastirc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 138-0 dhe 130-0 Z.K. Manastirc, pronë e Komunës së Ferizajt, propozim – vendimin për plotësim ndryshimin e vendimit me nr. 01.Nr. 8486 të datës 30.11.2006, propozim – vendim për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit Nerodime e Ulët, propozim – vendimin për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për nevoja të banorëve të Fshatit  të Vjetër. Të gjitha këto pika të rendit të ditës u aprovuan”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në këtë mbledhje me shumicë votash është votuar edhe komisioni për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me ngastra kasdatrasle Nr. 0-72217092-155-2-4-0 Z.K. Ferizaj.

“Në këtë komision do të jenë Sabri Murseli, drejtor i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit , Balton Dërguti drejtor i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Valon Aliu nga PDK, Amir Rexhepi nga VV si dhe Kenan Gashi nga shoqëria civile”, thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kosovë