Deponi ilegale të mbeturinave gati në çdo fshat të Dragashit |Video
BKT
Kosovë

Deponi ilegale të mbeturinave gati në çdo fshat të Dragashit |Video

Myrvete Axhami /RTK

Deponitë ilegale të mbeturinave në rajonin e Dragashit po krijojnë probleme për banorët.

Banorët e zonave rurale në këtë komunë, ankohen se mbeturinat e grumbulluara poshtë fshatrave të tyre nuk merren rregullisht nga përgjegjësit.

Kryetari i Dragashit, Behxhet Xheladini, tha se këto deponi po krijohen në fillim nga punëtorët e ndërtimtarisë. Sipas tij, Komuna ka ndarë dy lokacione për deponi të materialeve inerte, por ende nuk janë funksionalizuar.

Burim Shala nga kompania "Eko Regjioni" tha për RTK se e kanë të pamundur t'i pastrojnë deponitë inerte dhe të amvisërisë të cilat krijohen gjatë dimrit, por që tha se ata që i hedhin ato do të gjobiten.

Një projekt i JICA-s, që është implementuar në Brod të Dragashit, ka qenë shumë i suksesshëm, ndërsa një gjë e tillë po bëhet edhe në Restelicë, tha kryetari i Dragashit Behxhet Xheladini.


MË SHUME NGA Kosovë