12:06 / 03.03.2024
Ndëshkohet shoferi me 300 euro, 3 pikë negative e ndalim vozitje për 3 muaj
A.B/RTKlive
Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka ndëshkuar shoferin cili në zonën e kufizimit 80 km/h drejtonte automjetin me 132km/h.
Njësia e trafikut rajonal gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën nacionale Mitrovicë --Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Gracë, kanë identifikuar kundërvajtësin, i cili në zonën e kufizimit 80 km/h, po zhvillonte shpejtësi prej 132 km/h.
"Ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej treqind (300) euro, tre (3) pikë negative si dhe masa mbrojtëse-ndalimi i drejtimit te mjetit motorik prej tre (3) muajve në territorin e Republikës së Kosovës", njofton Policia.























