`Trafiku Urban`, sqaron vdekjen e gruas pas alivanosjes në autobus
BKT
Foto: RTKlive
Kosovë

`Trafiku Urban`, sqaron vdekjen e gruas pas alivanosjes në autobus

V.Thaçi / RTKlive

“Trafiku Urban”, përmes një komunikate për media ka sqaruar rastin e alivanosjes së një udhëtareje në autobus, e cila më pas ka vdekur në QKUK.

Në njoftimin e “Trafikut Urban” thuhet se pasi është ulur, qytetarja është alivanosur dhe konduktori ka reaguar menjëherë, duke ofruar ndihmë.

Sipas “Trafikut Urban”, është njoftuar shërbimi i ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje.

“Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes. Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në komunikatën e “Trafikut Urban”.

“Trafiku Urban” ka njoftuar se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin sipas tyre, kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë.


MË SHUME NGA Kosovë