Rama: Jemi gati me formimin e policisë së Prishtinës
BKT
Kosovë

Rama: Jemi gati me formimin e policisë së Prishtinës

Emine Hoti / RTKlive

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur janë në përfundim të strukturimit të policisë së kryeqytetit. Sipas tij, kjo do të rriste nivelin e sigurisë dhe mirëqenies për qytetarët e Prishtinës.

Rama në një postim në Facebook ka njoftuar se sot ka takuar drejtorin e Policisë për këtë çështje me të cilin e ka diskutuar mundësinë e realizimit të këtij projekti.

“Sot, në një takim me udhëheqësit kryesorë të Policisë së Republikës së Kosovës, drejtorin e Përgjithshëm, Gazmend Hoxha, drejtorin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Basri Shabani dhe drejtorin e Departamentit të Operacioneve në Polici, Arbnesh Ajvazin, diskutuam detajet për organizimin e drejtorisë së re e cila do të funksionojë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë”, ka shkruar Rama.

Ai ka thënë se gjatë takimit është theksuar rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes kryeqytetit dhe Policisë veçanërisht, për të adresuar sjelljet që dëmtojnë jetën publike, duke u fokusuar në intensifikimin e masave ndaj atyre që hedhin mbeturinat jashtë vendeve të caktuara dhe parkojnë mjetet e tyre duke penguar kompaninë "Pastrimi" të kryejë shërbimin, dhe ndaj atyre që parkojnë makinat në mënyra që pengojnë qarkullimin dhe qetësinë publike.


MË SHUME NGA Kosovë