Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve
BKT
Foto: Visar Shatrolli
Kosovë

Inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve

Visar Shatrolli /RTK

(E plotësuar 09: 56) Është bërë inaugurimi i  objekti  të ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumente, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, sot mori pjesë në inaugurimin e objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, në kuadër të Agjencisë për Regjistrimin Civil, ceremoni në të cilën ishte bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dy zëvendësministrat, Bardhyl Dobra dhe Blerim Gashani, dhe drejtorin e Agjencisë së Regjistrimit Civil të Republikës së Kosovës, Blerim Camaj.

Bëhet e ditur se me vizitën dhe përurimin e objektit të ri për prodhimin e pasaportave në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti theksoi se tashmë kushtet e punës për secilin zyrtarë publikë për këtë çështje që kërkon integritet të lartë personal dhe profesional janë shumë më të përshtatshme e të dinjitetshme.

 “Vlera e gjithmbarshme e këtij objekti në punimet që janë kryer tashmë, është 1.5 milionë euro. Gjithsej janë 196 zyrtarë në aplikimin për pasaporta në Republikën e Kosovës, prej tyre janë 20 në Prishtinë, ndërkaq 95 zyrtarë i kemi te sektori për prodhimin e pasaportave, të cilët tash i kanë kushtet për punë të dinjitetshme, të përshtatshme. Nga ky takim e vizitë që patëm, ishte e qartë që zelli për punë është shtuar, por njëkohësisht edhe falënderimi i tyre për këto zyre të reja, në të cilat ata ndodhen tani”, u shpreh kryeministri.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, duke falënderuar qytetarët për mirëkuptimin që patën ditëve të fundit për shkak të bartjes së institucionit dhe për vonesat në ofrimin e shërbimeve, njoftoi se nga data 15 e këtij muaji fillon lëshimi i dokumentacionit të ri me kapacitete të dyfishuara, marrë parasysh kërkesat e larta për t’u pajisur me pasaporta, numri i të cilave nga 1 janari është rreth 124 mijë sosh, njofton zyra për i formim e Kryeministrit.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Sot inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve

N.Mekolli /RTKlive

Sot do të inaugurohet objekti i ri i Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve Ministria e Punëve të Brendshme, i cili është në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Në inaugurimin e objektit do të marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, ministri i Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla, si dhe u.d drejtori i Agjencisë për Regjistrim Civil, z. Blerim Camaj”, njofton zyra për informim e MPB.

Ceremonia do të mbahet sot, (5 mars 2024), në objektin e ish-Rilindjes, dhe fillon në ora 08:30.


MË SHUME NGA Kosovë