Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell
BKT
Kosovë

Moti sot, me vranësira dhe intervale me diell

N.M. /RTKlive

Sot  mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje lokale shiu, kryesisht gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Gjatë ditës reshjet do të mbesin të izoluara.

Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13 deri në 16 gradë Celsius, raporton RTKlive.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe me shpejtësi prej 15-42 km/h.


MË SHUME NGA Kosovë