“Marshojmë, s’festojmë” nis përgatitjet e aksionit për nder të 8 Marsit
BKT
Kosovë

“Marshojmë, s’festojmë” nis përgatitjet e aksionit për nder të 8 Marsit

K.Kasumi/RTKlive

Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka nisur përgatitjen për aksion simbolik në bulevardin “George W. Bush” në Prishtinë, kurse më 8 mars ka njoftuar se do të bëhet marshimi publik.

Në një pjesë të rrugës organizatoret kanë shkruar “Rrugët janë tonat”, në mbështetje të viktimave të ngacmimeve seksuale që ndodhin nëpër rrugë.

Në një njoftim në rrjetin social “Faebook”, kolektivi “Marshojmë, s’festojmë”  ka shkruar se secila grua mbart me vete përvoja të ngacmimeve seksuale nëpër rrugët e qytetit.

“Situata për gratë që banojnë në zonat rurale është akoma më sfiduese, pasi mungesa e ndriçimit dhe trafikut urban bën që rreziku të jetë edhe më i lartë”, thuhet në njoftim.

Sipas kolektivit "Marshojmë, s'festojmë" ngacmimi seksual në hapësirat publike është një nga shprehjet më të zakonshme të abuzimit ndaj grave, duke i penguar ato të punojnë, të shoqërohen, të shkollohen e të jetojnë të lira.

"Asnjë grua apo vajzë, pavarësisht se ku jeton, nuk duhet të ketë frikë të lëvizë lirshëm. Prandaj, sot ne dolëm në rrugë për të deklaruar se RRUGËT JANË TONAT. Edhe për të ecur, edhe për të protestuar. Për 8 mars marshojmë edhe për të kërkuar hapësira publike të sigurta për gratë. Marshojmë për njëra-tjetrën”, thuhet tutje në njoftim. 


MË SHUME NGA Kosovë