Parashikimi i motit për të shtunën, në Kosovë e Shqipëri
RTKlive
Sot parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet të ketë reshje lokale shiu, ndërsa në zonat malore reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 14°C, njofton MeteoKosova.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në regjionin e Podujevës, me shpejtësi prej 15-52 km/h!
Mesdheu po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme ku presim reshje shiu dhe erë të vrullshme në territorin e Shqipërisë.
Edhe në Shqipëri këtë të shtunë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe në zonat perëndimore dhe qendrore. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (NW) me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Temperaturat do të lëvizin ndërmjet 3 Gradë deri në 14 Gradë Celsius në zonat malore, deri në 8/17°C në zonat bregdetare.























