Moti sot me diell, temperaturat deri 19 gradë Celsius
BKT
Kosovë

Moti sot me diell, temperaturat deri 19 gradë Celsius

RTKlive

Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të herëpashershme. Do të kemi rritje të ndjeshme të temperaturave për shkak të rrymimeve shumë të fuqishme ajrore nga jugu në shtresat e larta të atmosferës, por edhe pranë sipërfaqes.

Gjatë ditës priten rreze diellore, por edhe vranësira të herëpashershme. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu. Era do të fryjë nga kuadrati i jugperëndimit, e cila lokalisht pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-52 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 3 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. 

Gjatë ditës priten rreze diellore, por edhe vranësira të herëpashershme. Rrallë në ndonjë rajon mund të ketë ndonjë rigë e dobët shiu.


MË SHUME NGA Kosovë