Rama: Së shpejti nisin punimet për rinovime në Pallatin e Rinisë
BKT
Kosovë

Rama: Së shpejti nisin punimet për rinovime në Pallatin e Rinisë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se së shpejti, në Pallatin e Rinis, do të nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e këtij objekti.

Rama, në një postim në Facebook, thotë se kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti për Pallati i Rinisë bashkë me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.  

“Së shpejti nisin punimet për hidroizolimin, termoizolimin e po ashtu edhe rregullimin e xhamave në Pallati i Rinisë. Kjo do të bëhet falë marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti transformues për Pallati i Rinisë, të cilin sot e nënshkruam bashkë me Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z.Fikrim Damka”, shkruan Rama në Facebook.

 


MË SHUME NGA Kosovë