Kuvendi i Komunës së Prishtinës ende pa kryesues|Video
BKT
Kosovë

Kuvendi i Komunës së Prishtinës ende pa kryesues|Video

Fatos Cervadiku

Asamblistët e Prishtinës kanë kohë edhe dy javë për ta zgjedhur kryesuesin, ose Kuvendi i Komunës do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Kuvendi i Komunës së Prishtinës duhet ta zgjedhë kryesuesin deri në fund të marsit, ose të shkohet në zgjedhje. Kështu të paktën mendojnë në organizatën INPO, e cila e monitoron punën e Kuvendit.

Për ta zgjedhur kryesuesin e Kuvendit të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për të thirrur seancë të jashtëzakonshme.

As PDK nuk është përcaktuar nëse do ta mbështesë ndonjë emër për kryesues të Kuvendit. Shef i asamblistëve të PDK-së, Leutrim Retkoceri, në një përgjigje të shkurtër përmes telefonit, tha se nuk kanë kandidatë për kryesues.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka zhvilluar bisedime me partitë që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës, por kanë rezultuar të pasuksesshme.

Kuvendi i Komunës është pa kryesues që nga 27 shkurti, pasi partitë opozitare të mbështetura nga PDK, shkarkuan kryesuesin Pëllumb Bajqinovci nga LDK.


MË SHUME NGA Kosovë