Ngjarjet e datës 13 mars
BKT
Kosovë

Ngjarjet e datës 13 mars

RTKlive

Ngjarjet e datës 13 mars 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim përfaqësuesin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar. Pas takimit do te ketë deklaratë për medie. (Kabineti i Presidentes, ora 10:00)

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, mban konferencë për medie ku do të shpalosen rezultatet dhe rekomandimet e 5 raporteve të auditimit të performancës, përfshirë Menaxhimin e licencave në Komisionin e Pavarur për Medie.  (Zyra Kombëtare e Auditimit, Arbëri, ora 11:00).

OJQ Aktiv dhe organizatat partnere prezantojnë Analizën krahasuese të mekanizmave juridikë dhe politikë për angazhimin vendimmarrës të komuniteteve joshumicë në Kosovë, Sllovaki, Republikën Çeke dhe Hungari. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovë, Ahmet Ismaili,  raporton në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me MSA-në dhe rregulloret e BQK-së. (Kuvendi i Kosovës, N506, ora 12:00)


MË SHUME NGA Kosovë