Imeraj: Nuk do të ndalemi për t’i mbrojtur pronat
BKT
Kosovë

Imeraj: Nuk do të ndalemi për t’i mbrojtur pronat

V.Thaçi / RTKlive

Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, Shkodran Imeraj, ka mbajtur konferencë për medie pas vendimit të Qeverisë për t’i dhënë leje Agjencisë Kadastrale ta zbatojë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me pronat afër Manastirit të Deçanit.

Imaraj tha se sot është ditë zie për Kosovën dhe se janë të befasuar e të indinjuar, e shumë të shqetësuar me këtë vendim të kryeministrit Kurti.

Sipas Imerajt këto vendime të zbatuara sot janë vendime që janë marrë në kohën e Millosheviqit. 

“Jemi të befasuar me qëndrimin e kryeministrit Kurti i cili i ka kërkuar Agjencisë Kadastrale të Kosovës që të zbatoj vendimin e kushtetueses për pronat në Deçan, duke i dhuruar 24 hektar prona Manastirit të Deçanit me vendimet e kohës së Millosheviqit, si dhe me qëndrimin e krye diplomates Gërvalla e cila mezi nuk priti ti njoftonte Asamblenë e Këshillit të Evropës se Kosova sot i zbatoj vendimet e Millosheviqit”, tha Imeraj.

Sipas tij ky është sulmi më i madh që i është bërë rendit juridik e kushtetues shtetësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

“Zbatimi i aktgjykimit të kushtetueses për pronat ne Deçan i papranueshëm, i padrejtë, antiligjor dhe antikushtetues, dhe se sot po hapet rruga e precedentëve të rrezikshëm për Kosovën, duke u nisur që nga kisha ne pronën e Universitetit të Prishtinës e për të vijuar kisha e manastire tjera gjithandej territorit të republikës që i ndërtoi regjimi i Milosheviqit”, tha ai. Imeraj tha se nuk do t’i ndalin përpjekjet për t’i mbrojtur ato prona.


MË SHUME NGA Kosovë