Vdes Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit
BKT
Kosovë

Vdes Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit

RTKlive

Është ndarë nga jeta Ragip Jashari, njëri nga bashkëluftarët më të afërt të komandantit Adem Jashari.

Këtë e kanë të ditur familjarët e tij në rrjetin social në Facebook.

“Familjar, miq, bashkëlutëtarë,shokë e dashamirë me pikëllim te thellë ju njoftojmë se sot ka ndrru jetë axha, Ragip Jashari”, thuhet në njoftim.

Për vdekjen e tij, dhimbje ka shprehur nënkryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku. Ai tha se me dhembje të thellë ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit e kushëririt, Ragip Jashari.

“Ai ishte një prej burrave të veçantë, luftëtar lirie, njeri i dashur e i respektuar nga të gjithë dhe si të tillë do ta kujtojmë gjithmonë.

Ngushëllimet më të thella familjes, miqve dhe dashamirëve! Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Lushtaku në Facbook


MË SHUME NGA Kosovë