12:53 / 14.03.2024
Në veri të Kosovës vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve
V.Th. / RTKlive
Lëvizja Vetëvendosje përmes një videoje të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook, ka bërë të ditur se në veri të Kosovës janë hequr tabelat e vendbanimeve të shkruara në gjuhën serbe, për t’u vendosur shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë.
“Hiqen shenjat serbe vendosen shenjat zyrtare të vendbanimeve në Kosovë”, thuhet në postimin e VV-së.
Në vendbanimet e komunave veriore, tabelat njoftuese kanë qenë vetëm në gjuhën serbe, dhe atë në alfabetin cirilik e latin.























