Komuna paralajmëron gjobitje pas gjendjes së sheshit ‘Adem Jashari’ (FOTO)
BKT
Kosovë

Komuna paralajmëron gjobitje pas gjendjes së sheshit ‘Adem Jashari’ (FOTO)

M.P. / RTKlive

Komuna e Prishtinës ka shpërndarë fotografi të sheshit "Adem Jashari", në të cilat shihen mbeturina dhe mbetje nga iftari i organizuar një ditë më parë.

“Personat që e kanë lënë sheshin në këtë gjendje do të gjobiten nga organet përgjegjëse, ndërsa Drejtoria e Shërbimeve Publike ka angazhuar punonjës për të pastruar gjithë sheshin”, thuhet në postim.

Komuna ka bërë thirrje ndaj qytetarëve për ruajtje të ambientit dhe hapësirave publike.


MË SHUME NGA Kosovë