Investimet nga diaspora, të mirëpritura në Gjilan
BKT
Foto/ Komuna e Gjilanit
Kosovë

Investimet nga diaspora, të mirëpritura në Gjilan

Kimete Kasumi/RTKlive

Në aktivitetin e Rrjetit të Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Nafels të Zvicrës, Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, i ka ftuar afaristët që të vijnë e investojnë në Gjilan.

Kryetari Hyseni është ndier i kënaqur që ishte pjesë e aktiviteteve të Lidhjes së Bizneseve të Diasporës, presidentit Fehmi Fetahu, në Nafels të Zvicrës, të organizuar nga Rrjeti i Bizneseve Shqiptare.

"Para bizneseve të diasporës prezantuam mundësitë dhe lehtësirat që ofron Komuna e Gjilanit për investime. Tashmë ne kemi filluar projektin e zonës ekonomike", tha Hyseni, njofton Komuna e Gjilanit.

Kryetari Hyseni më tej tha se kanë synim që të tërheqin bizneset e diasporës për investime në Gjilan. "Shpresoj që këtë vit do të ketë investitorë nga diaspora", tha Hyseni.

 Ai tregoi se ditë më parë ka filluar ndërtimi i një fabrike në Gjilan me një investim mbi 10 milionë euro dhe do të punësoj mbi 150 punëtorë.

Tutje në njoftimin e komunës thuhet se pos takimeve me afaristët, kryetari i Komunës ka pasur gjatë fundjavës edhe takime me bashkatdhetarët e komunës tonë që jetojnë e veprojnë atje.No description available.


MË SHUME NGA Kosovë