22:16 / 19.03.2024
Kryeziu: Kosova ka problem me Serbinë, jo me serbët e Kosovës
E. Hoti / RTKlive
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, tha se Kosova nuk ka problem me qytetarët serbë të Kosovës, por me Serbinë.
Ai tha se vendimi i BQK-së në aspektin procedural është më shumë çështje financiare, por është bërë çështje politike.
”Por, pse e bënë Serbia çdo gjë politike edhe pse nuk është politike ne dimë dhe e njohim politiken e saj”, tha ai.
Ai ka folur në "RTK Prime" edhe për pronën e Manastirit të Deçanit.
Për pronat që së fundi u bartën tek Manastiri i Deçanit, tha se Gjykata Kushtuese në atë kohë ka marrë vendim që bazohet në verdiktin gjyqësor të Supremes.
Ai tha se nuk kanë pasur opsion tjetër në bazë të së drejtës.























